Lajme

Muharremi paralajmëron “tkurrjen” e VV’së: Rënia e tyre, veç sa u konfirmua!

04/08/2025 13:49
nga:Genita C

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, duke theksuar disa aspekte të rëndësishme rreth Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), raporton GazetaBlic.

Sipas tij, strategjia elektorale e LVV-së, që ka qenë “ose krejt, ose asgjë”, ka dështuar dhe nuk ka arritur të realizojë qëllimet e saj.

Ai gjithashtu theksoi se LVV nuk mund të formojë një qeveri pa bërë kompromis me partitë opozitare dhe pa marrë parasysh pozitat kryesore.

Muharremi theksoi se fushata negative e LVV-së është një pengesë për formimin e institucioneve dhe se ky trend i rënies së LVV-së do të vazhdojë.

Ai parashikon që qëndrimet e gabuara të LVV-së, si rritja e faturave të energjisë dhe provokimi i inflacionit, mund të çojnë në një humbje të mbështetjes popullore, duke ulur përqindjen e partisë edhe nën 30% në zgjedhjet e ardhshme. Nëse LVV nuk ndryshon politikat dhe sjelljet e saj, analisti thotë se mund të humbasë pozitat e saj aktuale dhe të mos mbetet më partia e parë në Kosovë.