Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër Qeverinë e LVV-së dhe liderin Albin Kurti, duke theksuar se nuk kanë të ardhme pa një reformim të thellë në politikat dhe veprimet e tyre, raporton GazetaBlic.
Muharremi, ish-votues i LVV-së në vitin 2021, shprehet se besimi i tij u dëmtua kur LVV harroi reformat dhe filloi të acarohej me aleatët ndërkombëtarë që kishin ndihmuar në çlirimin dhe formimin e shtetit të Kosovës.
Në analizën e tij, ai thekson se vendimet ekonomike populiste dhe prioriteti i votave për zgjedhje kanë krijuar një klimë të pasigurisë për bizneset dhe qytetarët, ndërsa politikat e gabuara ekonomike kanë rritur çmimin e energjisë dhe kanë dëmtuar fuqinë blerëse të qytetarëve.
Muharremi gjithashtu kritikon qeverinë për bllokimin e Kuvendit dhe paralizimin institucional për gjashtë muaj pas zgjedhjeve të shkurtit, duke theksuar se kjo ka shkaktuar një humbje totale të besimit dhe respektit nga qytetarët.


