Drejtor ekzekutiv i Grupit për Zhvillim LLC, Shenoll Muharremi, ka thënë se disa ministra dhe zyra e komunikimit të LVV e kanë shfrytëzuar dhe abuzuar një grafikon krahasues rreth inflacionit.
Muharremi tutje thotë se qeveria ishte shumë efikase që ta promovoj grafikonin e Europës së Lirë ditën e djeshme, të cilën e nxorën edhe jashtë kontekstit që me poentu maksimalisht, por sot REL publikoi një grafikon shtesë krahasues ku shifen sa janë pagat minimale e ku Kosova, fatkeqësisht, është e fundit në Europë.
“Por opozita sot nuk ishte aq efikase sa pushteti e qeveria me e përdorë këtë grafikon për me tregu që pamvarësisht inflacionit, të hyrat dhe fuqia blerëse është tepër e ulët në Kosovë. Opozita nuk duhet me i marrë për të mirëqena këto momente për shkak se janë saktësisht veperimet dhe mosveprimet e tilla të akumuluara të cila kur agregohen gjenerojnë rezultatet finale në zgjedhje”, shkroi ai.


