Lajme

Muharremi: Albini duhet me fajësu vetëm veten pse nuk po bashkëpunon LDK me të!

05/06/2025 15:29
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shenoll Muharremi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas përgjigjes që LDK-ja i ka kthyer letrës së Kurtit.

Muharremi e ka vlerësuar një përgjigje të tillë duke thënë se ‘Albini duhet vetëm vetën me fajsu pse nuk po bashkëpunon LDK me të’

“Ai ka pas një fushatë fyese, përcarëse dhe ofenduese e lincuese kundër LDK dhe tjerëve. Kjo nuk duhet me u përsëritë kurrë dhe ai duhet me u sankcionu përë këtë. Njerëzit nuk ja tolerojnë” shkruan Muharremi raporton “Gazeta Blic”.

Muharremi tha se sa i përket përgjigjes, pjesa më e rëndësishme është thirrja për dialog politik ndërpartiak.

“LDK ka bë punë të madhe me atë propozim dhe ka tregu që është e gatshme MENJEHERE me u bashkangjitë në dialog. Besoj që edhe Memli Krasniqi i cili ka tregu maturi të lartë politike periudhën e fundit e pranon një bashkëpunim dhe dialog të tillë politik. Nëse ka gjasa me arritë një qeveri tranzicioni? Se di, nuk besoj. Nëse Kosova mundet me pritë deri në mars të vitit të ardhshëm pa zgjedhje nacionale? Se besoj, si dihet. Por dialogu duhet me fillu menjëherë” shkruan ai.

Reagimi i plotë:

E vlerësoj përgjigjen dhe qëndrimet e LDK-së, si përgjigje ndaj letrës së Kurtit. Albini duhet vetëm vetën me fajsu pse nuk po bashkëpunon LDK me të. Ai ka pas një fushatë fyese, përcarëse dhe ofenduese e lincuese kundër LDK dhe tjerëve. Kjo nuk duhet me u përsëritë kurrë dhe ai duhet me u sankcionu përë këtë.

Njerëzit nuk ja tolerojnë.

Sa i përket përgjigjes, pjesa më e rëndësishme është thirrja për dialog politik ndërpartiak. LDK ka bë punë të madhe me atë propozim dhe ka tregu që është e gatshme MENJEHERE me u bashkangjitë në dialog.

Besoj që edhe Memli Krasniqi i cili ka tregu maturi të lartë politike periudhën e fundit e pranon një bashkëpunim dhe dialog të tillë politik.

Nëse ka gjasa me arritë një qeveri tranzicioni? Se di, nuk besoj. Nëse Kosova mundet me pritë deri në mars të vitit të ardhshëm pa zgjedhje nacionale? Se besoj, si dihet. Por dialogu duhet me fillu menjëherë.

Albin Kurti nuk duhet me refuzu këtë ofertë të mirë se është rasti i tij i fundit ndoshta.