Sporti

Muharrem Sahiti: Stërvitja nuk është anuluar për shkak të Agim Ademit

03/22/2023 16:39
nga:Lorik J

Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur sot konferencë të jashtëzakonshme për media.

FFK ka thirrur këtë konferencë për media për aktivitetet e kombëtares së Kosovës dhe arrestimin e të parit të institucionit, Agim Ademit, shkruan GazetaBlic Sport.

Sahiti thotë se stërvitja e sotme nuk është anuluar për zhvillimet e fundit, por ka ndryshuar agjenda.

“Stervitja nuk është anulu për shkak të arrestimit të Agim Ademit. Agjenda ka qenë ditore dhe nuk është anulu për këtë arsye. Nutricisti që është prezent ka sygjeru ndryshimet në agjendë dhe nuk kemi stervitje pasdite, por vetem aktivitetin te Dardanët”, tha Muharrem Sahiti.