Lajme

MSH: Vaksinohu, delta po vjen!

07/28/2021 15:25
nga:Q R

Varianti Delta i COVID-19 po konsiderohet nga ekspertët e fushës si më i rrezikshëm se variantet të tjera, prandaj Ministria e Shëndetësisë po i këshillon qytetarët mbi moshën 18 vjeç që të vaksinohen sa më shpejt.

Më një postim sensibilizues në Facebook MSH tregon se marrja e të dy dozave të vaksinës kundër COVID-19 ul ndjeshëm rrezikun nga simptomat dhe vdekjes.

Ata i bëjnë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë platformën ekosova për tu regjistruar për vaksinim.

Tashmë në platformën e regjistrimit, qytetarët mund të zgjedhin datën dhe orën kur ata dëshirojnë të vaksinohen.

Këtu mund të regjistroheni për ta marr vaksinën kundër COVID-19:

https://ekosova.rks-gov.net/p%C3%ABr?fbclid=IwAR1SThAJCQm8PV86sjxEGQsZWixPdZIzq1p4LbrdKvon8tfH_xmHov1kTpA

58 raste të reja – 13 mijë 867 persona të vaksinuar kundër COVID-19