Lajme

MSH-ja dhe komunat e Kosovës po bashkëpunojnë që vaksinimi masiv i qytetarëve të fillojë me 15 Qershor

06/11/2021 11:18
nga:M K

Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën antiCOVID, ku sipas planit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, më datën 15 qershor pritet të nisë vaksinimi masiv i popullatës.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se janë duke punuar me komunat që të jenë gati për të filluar këtë proces më 15 qershor.

“Ministria e Shëndetësisë ka hartuar Planin e Veprimit për vaksinim masiv të popullatës, që duhet të nis nga data 15 qershor. Plani është i publikuar në ëeb tek rubrika COVID-19.

MSH po punon me komunat që kapacitetet humane, logjistika dhe çështjet e tjera të jenë gati për të filluar këtë proces, që synon vaksinimin e 60 – 70 % të popullatës që duhet vaksinuar deri në fund të këtij viti, me vaksinën kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së të dhënë për Telegrafin.

LEXO EDHE:

Ministria e Drejtësisë merr përsipër dërgimin e pakove nga familjarët për të akuzuarit e Speciales