Lajme

Ministria e Drejtësisë merr përsipër dërgimin e pakove nga familjarët për të akuzuarit e Speciales

06/11/2021 10:03
nga:M K

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka filluar procedurat për dërgimin e pakove për në Hagë.

Përmes një komunikate për media, MD-ja ka shtuar se këtë çështje do t’ua konfirmojë familjarëve të personave të akuzuar ditën e hënë, ku edhe do t’i mësojnë detajet shtesë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Sqarim ndaj opinionit publik dhe interesimit të mediave
Ministria e Drejtësisë do t’i përmbushë të gjitha obligimet e përcaktuara me Ligjin nr. 05/l-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara dhe aktet përkatëse nënligjore.
Duke qenë se ligji i cekur më lartë përcakton ofrimin e asistencën për personat e akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara dhe në pajtim me planin e prokurimit të vitit 2021, Ministria e Drejtësisë, tashmë ka nisur procedurat përkatëse për lidhjen e kontratës për postë të shpejtë, në kuadër të të cilave hynë edhe dërgimi i pakove për personat të cilën gjenden në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore është autorizuar zyrtari për fillimin e procedurës, si dhe janë siguruar mjetet për kontratë kornizë.
Ministria e Drejtësisë këtë çështje do t’ua konfirmojë familjarëve të personave të akuzuar ditën e hënë ku do të njoftohen në detaje në lidhje me përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve ligjore në lidhje me këtë proces.

LEXO EDHE:

Në derën e kishës në oborrin e UP-së vendoset mbishkrimi “Jezusi urren serbët”

/GazetaBlic/