Lajme

MSh bën thirrje për vaksinim

01/14/2022 20:32
nga:G C

Ministria e Shëndetësisë, thotë se rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, MSh bën thirrje që të vaksinohen qytetarët e vendit duke marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

“Ju mund të vaksinoheni në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën qendër edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal. Një rrugë e dy mundësi: Vaksinë kundër COVID-19 dhe vaksinë kundër Gripit sezonal! Mbroni veten dhe familjen tuaj”.