Sporti

Mourinho nuk lejon largimin e Endrick, Milan dhe Roma në kërkim të alternativave

10/14/2026 12:10
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të Endrick në formë huazimi gjatë merkatos së janarit, pavarësisht interesimit të mundshëm nga Milani dhe Roma, dy skuadrat e Serie A.

Në një intervistë për “TNT Sports Brasil”, tekniku portugez ka shpjeguar arsyet pse sulmuesi brazilian nuk ka pasur shumë hapësira për të luajtur, duke theksuar se vazhdon të besojë te potenciali i tij.

“Endrick ka pësuar një dëmtim para nisjes së sezonit, që e ka mbajtur jashtë fushave për më shumë se një muaj. Është e vërtetë që nuk i kam dhënë një shans të vërtetë pas rikuperimit.

Kundër Villarrealit ishte gati të hynte në fushë, por në atë moment shënuam një gol dhe, duke qenë në inferioritet numerik, është normale që trajneri të marrë në konsideratë opsione të tjera. Nuk mendoj se Endrick ka nevojë të shkojë diku tjetër në huazim dhe besoj se do të ketë sukses te Real Madridi”, është shprehur Mourinho.

Kjo deklaratë e trajnerit portugez e vështirëson mundësinë e një huazimi të sulmuesit brazilian në janar. Milani dhe Roma, që janë përmendur si destinacione të mundshme për lojtarin, mund të detyrohen të shqyrtojnë alternativa të tjera për repartin ofensiv.

/GazetaBlic Sport/