Sporti

Mourinho me krahasim interesant: Unë jam si Harry Potter

01/14/2024 10:19
nga:Lorik J

Disa ditë pasi humbi nga Lazio në ndeshjen e Kupës së Italisë, trajneri i Romës, Jose Mourinho, bëri një deklaratë të pazakontë duke e krahasuar veten me Harry Potter.

“Tifozët e Romës janë disa nga tifozët më të mirë në botë. Trajneri i tyre është Jose Harry Potter Mourinho dhe ai rrit pritshmëritë.”

Deklarata e tij është transmetuar nga BBC dhe nuk është hera e parë që trajneri portugez krahasohet me magjistarin e serialit të JK Rowling. Ai e bëri këtë kur ishte trajner i Manchester United, dhe kur ishte në krye të Real Madridit, ai një herë tha “Unë jam trajner, jo Harry Potter”, duke ulur pritshmëritë.

Roma nuk po luan mirë, është e nënta në kampionatin italian, por lajmi i mirë është se ka vetëm katër pikë prapa Fiorentinës, e cila është në pozitë për të hyrë në Champions League.

/GazetaBlic Sport