Granit Xhaka është kërkesa e parë e Jose Mourinhos i cili do të drejtojë Romën në edicionin e ri të Serie A.
Trajneri portugez, Mourinho, e ka shfaqur hapur pëlqimin e tij për lojtarin shqiptar, Granit Xhaka, shkruan GazetaBlic Sport.
Me kërkesën e Mourinhos, drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto, ka filluar menjëherë të shpreh interesimin te skuadra e Arsenalit.
Roma thuhet të ketë ofruar 15 milionë euro për shërbimet e Xhakës, megjithatë “Gunners” dëshirojnë të arkëtojnë 25 milionë euro nga shitja e mundshme e Xhakës.
Mediat italiane zbulojnë se Mourinho ka pasur një bisedë me mesfushorin e Arsenal për t’i treguar atij projektin që po e planifikon te Roma, në mënyrë që ai të bëjë presion te Arsenal që t’a lirojnë atë.
Mourinho sa ishte pjesë e ligës angleze, kishte shprehur lavdatat e tij për cilësitë dhe lidershipin e Xhakës në fushë.
/GazetaBlic Sport/


