Sporti

Mourinho ironik ndaj kritikëve: Të paktën nuk më akuzojnë se nuk e ndihmoj Lukakun të shënojë gola

10/02/2023 10:33
nga:E K

Roma fitoi me rezultatin 2-0 mbrëmjen e së dielës ndaj Frosinone dhe Lukaku ishte përsëri autor goli. Pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho ka folur për mikrofonat dhe përdorur ironi ndaj kritikëve të diëve të fundit.

“Të paktën nuk do më akuzojnë se nuk jam duke e ndihmuar Lukakun të shënojë gola. Ai mund të shënojë këtu te Roma, por madje edhe te United e Inter në të kaluarën.

Nuk jam një trajner që shkatërroj kualitetin e një lojtari”, është shprehur portugezi.

Lukaku ka shënuar deri më tani 4 gola për Romën.