Lajme

Moti sot – Vranësira dhe intervale me diell, parashikohen edhe reshje shiu të intensitetit të ulët

05/15/2021 07:05
nga:M K

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat herë–herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

LEXO EDHE:

Deliu-Kodra për kërkesën kundër Qeverisë: Presim që Gjykata Kushtetuese t’i japë të drejtë kërkesës sonë