Lajme

Deliu-Kodra për kërkesën kundër Qeverisë: Presim që Gjykata Kushtetuese t’i japë të drejtë kërkesës sonë

05/14/2021 22:34
nga:M K

Partia Demokratike sot deponoi në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë kundër Qeverisë së Kosovës për vendimin për të ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës në komunat veriore.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi tha se pret që Kushtetuesja t’i jap drejt kërkesës së PDK-së.

Postimi i plotë i Blerta Deliu-Kodrës:

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës kam dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të kushtetueshmërisë së vendimit të Kuvendit për ndarjen e 11 milion eurove për pagesën e energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit.

Ky vendim i Kuvendit i mbështetur nga deputetët e Vetëvendosjes dhe Listës serbe ka dëmtuar buxhetin e Kosovës. Me këtë vendim ështe shkelur Kushtetuta për shkak të trajtimit të pabarabartë të qytetarëve para ligjit. Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës duhet të jenë të barabarta si për qytetarët në veri ashtu edhe për ata ne jug.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti para një viti kishte paguar 10 milion euro për energjine elektrike për serbët në veri, ndërsa tani përmes këtij vendimi Vetëvendosje ndau edhe 11 milion euro të tjera, pra brenda një viti Qeveria ndau 21 milion euro për energjinë për serbët në veri. Presim që Gjykata Kushtetuese brenda afatit ligjor ti jap të drejtë kërkesës sonë për shfuqizim të vendimit të Kuvendit.

LEXO EDHE:

Policia ndërpret garën automobilistike në Orlloviq – tre të arrestuar