Lajme

Moti sot në Kosovë

10/31/2024 07:10
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.