Lajme

Moti sot në Kosovë

02/21/2024 07:01
nga:G B

Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell.

Herë pas here në disa vise priten reshje të dobëta shiu e në viset malore reshje të dobëta bore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-23 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 13°C.