Lajme

Moti sot në Kosovë

08/20/2023 07:08
nga:G B

Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës, njofton se të dielen do të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.