Lajme

Moti sot në Kosovë

10/19/2022 07:12
nga:G B

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat vende-vende kan mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Të premten, mot kryesisht me diell dhe temperatura kryesisht të ngjashme, minimalet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës patrashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë deri mesatare.