Lajme

Moti sot me diell dhe vranësira

12/25/2023 07:17
nga:G B

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së , temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.

Ndërkaq në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull.