Lajme

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

08/15/2023 07:19
nga:Genita C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.

Sipas IHMK-së, do të ketë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius”, bëhet e ditur në njoftim.