Lajme

Moti sot: I vranët dhe me shi

05/31/2023 07:37
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të percjellen me stuhi dhe breshër.

“Reshje bresheri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosoves, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara”, thuhet në njoftim.

Sa i perketë temperaturave, minimalja do të jetë 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 24 gradë Celsius.