Sot pritet të mbaj mot i ftohtë dhe me kthjellime njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.
12.03 – Kryesisht me kthjellime dhe ftohtë.
13.03 – Ngrica në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.
Temperaturat mbesin të larta, por se në fundjavë pësojnë rënie.
Minimalet nga 6C e 8C zbresin edhe deri në -1C e -2C ditën e diel dhe të hënë, ndërsa maksimalet nga 13C e 15C, zbresin deri në 6C ditën e diel, për të shënuar një rritje nga e hëna.
Era fryn nga jugperëndimi mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, 7-15m/s, ditën e enjte dhe të shtunë.
Ndryshon drejtimin mbrëmjen e së shtunës në veri-verilindore.
Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale deri ditën e premtë dhe të shtunë.


