Sot pritet te mbajë mot me diell njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.
Përgjatë ultësirave pritet të ketë mjegull.
Njoftimi i plotë:
5.01 – Kryesisht me diell dhe vransira kalimtare orëve të mbrëmjes. Përgjatë ultësirave mjegull.
6.01 – Në ultësira mjegull orëve të mëngjesit që mbetet edhe gjatë ditës. Në pjesë tjera kryesisht me diell.
7.01 – Mjegull orëve të mëngjesit. Kthjellët e me diell gjatë ditës.
8.01 – Kthjellët e me diell. Orëve të mëngjesit mjegull në ultësira.
9.01 – Shtim i vransirave. Deri në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat megjithëse shënojnë një rënie të lehtë, vazhdojnë të jenë mbi vlera mesatare edhe gjatë kësaj periudhe.
Minimalet zbresin edhe deri në -2C, e ato maksmiale rriten edhe deri në 8C e 9C.
Qetësitë do të jenë më dominuese deri në fundjavë, e ditën e hënë frynë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 4-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies në fundjavë.


