Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me mjegull dhe intervale me diell njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.
Vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
22.11 – Mëngjesi kryesisht me diell, e mjegull në ultësira. Ditën pa të reshura, me vransira e intervale me diell. Vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
23.11 – Vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
24.11 – Herët në mëngjes dhe paradite me shi. Ditën kryesisht me vransira e reshjet pushojnë.
25.11 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, pa mundësi për të reshura.
Temperaturat fillimisht pësojnë rënie deri në 0C, minimalet e 8C maksimalet. Nga mesi i javës maksimalet shënojnë rritje në 12C, e minimalet në 4C e 6C.
Të hënën frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-13m/s, e të martën mbrëma dhe mërkurën e fuqishme nga juglindja 7-16m/s.
Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale, për të shënuar një rritje të shpejtë nga dita e enjte.


