Sot pritet te mbaje mot i vranet dhe me shi njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.
Viseve malore priten edhe reshje të dobëta bore.
12.11 – Kryesisht me vransira, paradite me riga lokale shiu. Viseve malore priten edhe reshje të dobëta bore.
13.11 – Pjesërisht vranët në mëngjes. Ditën intervale më të gjata me diell.
14.11 – Pas mëngjesit me mjegull, ditën kryesisht me diell.
15.11 – Mjegull në mëngjes përgjatë ultësirave. Më shumë vransira, e mundësi për reshje të dobëta shiu përreth viseve malore.
16.11 – Kryesisht me vransira, e ultësirave mjegull orëve të mëngjesit.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C e 6C, e ato maksimale pasi zbresin edhe deri në 12C, ditën e shtunë, shënojnë rritje të lehtë deri në 15C në fillim të javës.
Në fundjavë frynë erë mesatare nga verilindja dhe juglindja 6-12m/s, e në fillim të javës së ardhshme e lehtë 1-5m/s.
Shtypja atmosferike në vlera të larta në fundjavë, më pas me tendencë të rënies përreth vlerave normale.


