Lajme

Parashikimi i motit për sot

10/26/2022 07:04
nga:Y I

Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, raporton Gazeta Blic.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale, parashihen ulje për 1-3 gradë celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë celsius.