Lajme

Parashikimi i motit për sot

10/12/2022 07:04
nga:Y I

Sot pritet te mbaje mot me vransira njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Gjatë ditës do të ketë edhe intervale të shkurta me diell.

Njoftimi i plotë:

12.10 – Kryesisht me vransira, ditën intervale të shkurta me diell.

13.10 – Kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu.

14.10 – Mot i ndryshueshëm. Vransira, intervale me diell dhe kohëpaskohe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale shënojnë një rritje deri në 10C e 12C, e maksimalet zbresin nga 22C të hënën në 18C e 17C, që janë vlera më afër mesatareve për këtë periudhë kohore.

Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga mesi i javës verilindore 2-5m/s..

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.