Lajme

Moti për sot

07/03/2021 06:59
nga:Y I

Parashikimi i motit për sot sipas IHKM-së, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 02-03.07.2021

Pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit.

Parashihen riga shiu të premten të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.