Lajme

Moti për sot, vranët dhe i ftohtë

11/27/2022 07:44
nga:Astrit Gashi

Prishtina Weather ka njoftuar se sot moti do të jetë kryesisht i vranët dhe më i ftoftë, ndërsa pasditë priten reshje shiu.

Sipas Prishtina Weather, gjatë mbrëmjes këto reshje shiu do të shndërrohen në reshje të dobëta borë, kryesisht nga pjesë të rrafshit të Kosovës.

“27.11 – Kryesisht vranët e më ftohtë. Pasdite priten reshje shiu, që gjatë mbrëmjes edhe shndërrohen në reshje të dobëta bore, kryesisht nga pjesë të rrafshit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.