Lajme

Moti për sot

06/18/2021 07:00
nga:Y I

Parashikimi i motit për sot dhe nesër sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 18-19.06.2021

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 9-17 mundësisht të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.