Lajme

Moti për javën e ardhshme: Në këtë ditë priten vërshime

01/15/2023 12:59
nga:Genita C

Mot me shi por edhe vende-vende reshje bore pritet të mbizotërojë javën e ardhshme.

Pasditja e së hënës pritet të karakterizohet me reshje shiu kurse në vise malore nuk përjashtohen edhe reshje bore.

Nesër nuk përjashtohen as vërshimet.

“Vende-vende do të fryjë edhe erë e fuqishme nga jugperëndimi e juglindja. Gjithashtu shkaku i reshjeve më intenzive në perëndim të vendit, nuk përjashtohen mundësi edhe për vërshime apo përmbytje lokale”, thuhet nga Prishtina Weather.

Me shi në zona të ulëta e borë bë zona malore pritet tëkarakterizohet e tërëjava, teksa nga e enjtja pritet të kthehen edhe intervalet me diell.

“Temperaturat do të jenë ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare. Minimalet rriten nga 0C deri në 5C e 7C, ndërsa ato maksimale edhe deri në 12C e 14C”, thuhet nga Prishtina Ëeather.

Po ashtu pritet të fryjë diku erë e fuqishme e diku mesatarisht e fuqishme.

“Do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme 5-15m/s, me hove vende-vende edhe mbi 20m/s (72km/h)”, njoftohet tutje.