Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme

04/07/2021 07:00
nga:Q R

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot në vendin tonë do të mbizotëron mot i ftohtë me reshje shiu dhe bore, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Njoftimi i plotë:

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Flasin nga Bashkimi Evropian: Tregojnë se kur pritet të filloj dialogu Kosovë- Serbi