Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme

09/14/2021 18:48
nga:Y I

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhdhsme sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit por në vlerat e temperaturave maksimale parashihet ngritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.