Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme

08/19/2021 14:42
nga:Q R

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një person