Lajme

Moti për ditët e fundit të majit në Kosovë

05/27/2023 22:03
nga:Arsim Buxhovi

Rrëbeshet e shiut dhe bubullimat janë më të pritshmet, ndërsa dielli i zbehur nuk do të mungojë në intervale të shkurta kohore.

28.05 – Paradite intervale me diell, në ultësira kushte edhe për mjegull. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

29.05 – Vransira të ndryshueshme. Orëve të pasdites rrebeshe shiu me bubullima.

30.05 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e para të ditës paraqiten kushte për rrebeshe me bubullima.

31.05 – Vransira e intervale me diell, me kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima, që nga orët e para të ditës.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 4-13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.