Lajme

Moti për ditët e ardhshme

04/05/2022 23:39
nga:G C

Mot i ndryshueshëm javën e parë të prillit. Vransira, diell dhe shi. Temperatura edhe deri në 20C ditën e premte.

6.04 – Në mëngjes mundësi për mjegull në mëngjes. Ditën ngrohtë, kryesisht me diell, e në mbrëmje vransirat shtohen.

7.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, vende-vende edhe me bubullima.

8.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.Temperaturat mjaft të ndryshueshme. Minimalet të hënën zbresin edhe deri në 0C, e të enjten rriten edhe në 6C e 7C. Maksimalet në rritje nga 10C deri 18C ditën e mërkurë, të enjten me një rënie në 12C, për të shënuar rritje deri në 20C ditën e premte.Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e jugperëndimi, ditëve të para mesatare 3-7m/s, e nga dita e enjte edhe mesatarisht të fuqishme me hove deri në 13 e 14m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies deri ditën e enjte.