Lajme

Moti nesër, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

06/18/2022 15:14
nga:Astrit Gashi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesit me diell.

Ndërsa, temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 30 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHP të respektohen, (që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit).

Kurse, do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.