Lajme

Moti në Kosovë sot i vranët dhe me shi

04/18/2023 07:00
nga:Astrit Gashi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot moti në Kosovë mban i vranët dhe me shi.

“Gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më shumë në rrafshin e Dukagjinit”, njofton IHMK.