Lajme

Moti i keq, anulohen lundrimet Durrës-Bari

02/04/2023 11:54
nga:Y I

Udhëtimet e planifikuara nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas nuk do të kryhen, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Këto udhëtime, ishin parashikuar për t’u kryer në orën 22:00, mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë, mësohet se udhëtimet nga Durrësi drejt Ankonës vijojnë normalisht.