Lajme

Moti gjatë javës

10/01/2023 22:58
nga:G C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër (e hënë) moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.

Ndërsa, të martën do të ketë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë zelsius.

Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.

Të enjten moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Të premten do të jetë mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s .