Lajme

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme

05/14/2022 19:22
nga:Arsim Buxhovi

Mot për dy ditët e ardhshme do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.