Lajme

Mot i vranët gjatë së dielës, priten reshjet e shiut

05/29/2021 18:00
nga:Y I

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar e diela do të jetë kryesisht e vranët, por që në vende të kufizuara do të ketë intervale të shkurtra me diell.

Pasdites pritet të ketë edhe reshje shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 16-18.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.