Lajme

‘Mos-publikimi i Draftit të Asociacionit’, Kelmendi: Qytetarët duhet t’a dinë se ku po shkon Republika e ‘ndërtuar me gjak’!

11/11/2023 13:37
nga:Y I

Qeveria Kurti ende nuk e ka bërë publik Draft-Statutin e Asociacionit për të cilin është dakoorduar ta nënshkruaj në Bruksel.

Mos-publiki i Draftit ka sjellë reagimin e partive opzoitare në vend, shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se ende nuk ka të dhëna të qarta mbi përmbajtjen e Asociacionit.

Kelmendi potencoi se qytetarët duhet të njihen me Draft-Statutin.

“Nuk ka të dhëna të qarta mbi draft-statutin e Asociacionit. Disa thonë e kemi parë, Haradinaj e ka lexuar, Krasniqi vetëm për shkarazi ndersa LDK e ka parë.Nuk ka të dhëna mbi përmbajtjen e Asociacionit, Nuk dihen kompetencat dhe organet.Nga Haradinaj mësuam se në hyrje të Draftit qëndron një klauzol e cila obligon verdiktin e Gjykatës Kushtetues mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe.Nga kjo vërehet se vetë titulli i draftit, nëse është draft-statut i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është antikushtetues”

“Sipas Kushtetutës se Kosoves, shteti i Kosoves është shtet multinacional, nuk theksohen në normat kushtetuese perkatësia nacionale, ndaj Asociacioni i emërtuar serb, është antikushtetues.Veç kësaj, nuk kemi të dhëna mbi kompetencat.Mbi bazen logjike, mjaftojnë që kompetencat e komunave të bashkohen, të barten në Asociacion, dhe ky subjekt të del me autonomi të gjerë.Asociacioni ka edhe organet e veta, si Kryetarin Bordin drejtues, Ansamblene dhe te tjere organe.Faktet e tilla tregojnë domosdoshmerinë që Qeveria duhet të publikojë draft-statutin” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”

Ai shtoi se qytetarët duhet t’a dinë se ku po shkon Republika e ‘ndërtuar me gjak.’

“Nuk ka rëndesi se kush ka thënë jo publikimit nga ana e Qeverisë por ky draft është për të ardhmen e Republikes së Kosovës.Populli duhet te dijë se c’ka dhe ku po shkon Republika e ‘ndërtuar me gjak.’ tha Kelemendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Kryeministri Kurti ka deklaruar disa ditë më parë në Kuvend se, Draftin e Asociacionit, e ka ndarë me presidenten e vendit ndërsa me qytetarët i është kërkuar të mos bëhet ende publik.

“Unë e kuptoj kërkesën e juaj që ta shihni draftin. Kryeministër kallzonani draftin. Emisarët evropianë më thanë mos me e tregu draftin. Tash a me koordinim a pa koordinim, qysh po doni, se jam në hall me juve. Ata më thanë atë draft mos ja kallzoni qytetarëve, unë e kom nda me presidenten e shtetit. Ata kanë kërku që mos me e publiku draftin. I koordinum jam me ta. Me jau kallzu draftin, i bjen pa koordinim. Veç kallzomni a me koordnim a pa koordinim”, tha Kurti para deputetëve raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

“Kurti nuk i ka informuar as deputetët e VV-së mbi përmbajtjen e Draftit, veç ai di të krijojë këso dramash”

Analisti politik: Nuk mjafton të bëhet publik ‘Drafti i Asociacionit’ kur të merr formën e ‘prerë’!

Kurti, opozitës: Jam në hall me juve, emisarët më thanë mos t’ua tregoj draftin e Asociacionit