Lajme

Analisti politik: Nuk mjafton të bëhet publik ‘Drafti i Asociacionit’ kur të merr formën e ‘prerë’!

11/11/2023 12:42
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me mos-publikimin e Draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Burjani tha se kjo gjë nuk është aspak pozitive dhe se qytetarët duhet ta dinë se çfarë përmban.

Ai tutje theksoi se nuk mjafton të bëhet publik kur të marrë formën e prerë ky Asociacion.

“Aspak pozitiv edhe pse është vetem Draft duhet të ketë qasje.Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ketë shumë kujdes, këtë e di edhe nga praktika në Bosnje dhe Kroaci.Nuk mjafton të bëhet publik kur të merr formën e prerë ky Asociacion” tha Burjani për “Gazeta Blic”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar ditë më parë në Kuvend se i është kërkuar nga emisarët që mos ta bëjë publik Draftin e Asociacionit.

“Unë e kuptoj kërkesën e juaj që ta shihni draftin. Kryeministër kallzonani draftin. Emisarët evropianë më thanë mos me e tregu draftin. Tash a me koordinim a pa koordinim, qysh po doni, se jam në hall me juve. Ata më thanë atë draft mos ja kallzoni qytetarëve, unë e kom nda me presidenten e shtetit” deklaroi Kurti raporton Gazeta Blic.

Kurti ka thënë se ai Draft s’është “Zajednicë” dhe sipas tij e ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu ai ka deklaruar se sipas draftit, serbët do të jetojnë në Kosovë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pas synime dëmtuese ndaj shtetit.

/Gazeta Blic/

“Kurti nuk i ka informuar as deputetët e VV-së mbi përmbajtjen e Draftit, veç ai di të krijojë këso dramash”

Kurti, opozitës: Jam në hall me juve, emisarët më thanë mos t’ua tregoj draftin e Asociacionit