Lajme

Mori hakun e vëllait, vetëdorëzohet autori i vrasjes në Kavajë

05/23/2023 15:54
nga:G B

Habib Rexha, 31-vjeçari që vrau Arjan Gosën dy ditë më parë në Kavajë është vetëdorëzuar në polici.

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën ndodhi rreth orës 18.30 të së dielës në lagjen Nr. 1, në Kavajë.

Arjan Gosa ishte me të atin e po pinte kafe në një lokal, në momentin që Rexha ka shkuar dhe e ka qëlluar me plumb në kokë.

Më pas mësohet se 31-vjeçari është larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes.

Pista kryesore është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në mars ku mbeti i vrasë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha.

Edmond Gosa humbi jetën në 29 mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.