Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, së bashku me Administratën Tatimore dhe Doganën e Kosovës, po realizon mbikëqyrje intensive të tregut të derivateve të naftës, raporton GazetaBlic.
Qëllimi është zbatimi i vendimit të 04.03.2026 për rregullimin e çmimeve, mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencën e ndershme.
Sipas monitorimit, çmimet në tregun vendor janë:
Naftë (Dizel): 1.39–1.55 €/litër
Benzinë: 1.27–1.32 €/litër
Marzha tregtare maksimale e lejuar është 2 cent/litër për shitje me shumicë dhe 12 cent/litër për shitje me pakicë.
Inspektorati paralajmëron masa rigoroze për çdo parregullsi.


