Lajme

“Momenti tronditës”, Daily Mail shkruan për sulmin ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë

11/03/2022 09:27
nga:G B

Ky është momenti tronditës kur një e moshuar në një shtëpi të kujdesit të moshuarve në Kosovë është goditur vazhdimisht me shuplaka nga një infermiere.

Kështu nis shkrimi i gazetës britanike, Daily Mail, raporton Gazeta Blic.

“Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, punëtorja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban duart e gruas dhe e godet disa herë me shuplakë. Në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një tjetër që xhiron, e cila dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa kolegia e saj sulmon gruan e moshuar. Infermierja dëgjohet duke thënë ‘vetëm një shuplakë e vogël, siç e di unë, një goditje e vogël’”, shkruan Daily Mail.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar tri të dyshuara.

Për rastin kanë reaguar edhe krerët e shtetit, ndërsa e moshuara është tërhequr nga shtëpia e pleqve nga familjarët e saj./Gazeta Blic/