Lajme

Momenti kur SpaceX Startship del jashtë kontrollit gjatë fluturimit

05/28/2025 09:50
nga:Sh R

Një tjetër anije kozmike e SpaceX u shkatërrua mbi Oqeanin Indian, duke përfunduar një tjetër fluturim provë të dështuar të raketës së Elon Musk për të udhëtuar në Mars.

Anija kozmike u nis nga mjediset e kompanisë pranë një fshati në Teksasin jugor, të cilin më parë këtë muaj qyteti vendosi ta quante “Starbase”.

Problemet e para lindën kur përforcuesi Super Heavy i fazës së parë shpërtheu në vend që të kryente procesin e planifikuar në Gjirin e Meksikë.

“Starship pësoi një çmontim të shpejtë dhe të paplanifikuar”, tha SpaceX, “ne dështuam përsëri”.