Skuadra e Prishtinës ka humbur sot ndaj Ballkanit me rezultatin 0:2 në “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen e xhiros së 20’të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja ishte shumë e “zjarrtë” dhe përveç dy kartonëve të kuq kishte edhe disa polemika në momente të caktuara, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Prishtinës fitoi penallti në pjesën e dytë, me ç’rast Dellova u ndëshkua me të kuq.
Megjithatë, Besnik Krasniqi gaboi me ekzekutim – por duket qartazi se Stivi Frashëri lëshoi portën para kohe – gjë e cila nuk është e lejuar me rregullat e reja.
Ja pamjet:



